Robert Berisha thotë se ruan raporte miqësore me Nora Istrefin: E kam dhe gjithmonë do ta kem shoqe

Raporti i ish-çiftit Robert Berisha dhe Nora Istrefi vazhdon të komentohet edhe kur kanë kaluar vite nga ndarja e tyre.

Dyshja ndonëse ishin të martuar për vite me radhë edhe pas ndarjes kanë ruajtur marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin.

Këtë së fundmi e ka konfirmuar edhe një herë Roberti teksa ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

 

 

“Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe”, pranoi Roberti kur u pyet për raportin e tij me ish-gruan.

Tutje, gjatë intervistës Roberti zbuloi se është i dashuruar dhe se nga aty inspirohet për muzikën që sjellë.

Ndryshe, kujtojmë që nga historia e dashurisë së Robertit me Norën erdhi në jetë vajza e tyre e vetme, Renee.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top