Robert Aliaj reagon pas hyrjes së Sabianit në “BBV”

Robert Aliaj ka reaguar së fundmi ndaj pjesëmarrjes së Sabianit në Big Brother Vip. Gjatë një lidhje live në rrjetet sociale,Roberti u shpreh se nuk do të merrte pjesë në reality show dhe nuk ishte dakord me vendimin e artistit.

“Big Brother është një tualet publik dhe as që mendoj që do të bëhem pjesë. Faji është i produksionit sepse ata zgjedhin se cilët njerëz fusin brenda, por përgjegjësia është gjithashtu e shpërndarë, është edhe e individëve që marrin pjesë”, ka thënë Roberti duke thumbur edhe Sabianin.

Nga ana tjetër ky i fundit gjatë suprizës për vajzën e tij, Keisi deklaroi se i ishte thyer besimi pas afrimitetit të saj me Kristin.“Tek ti gjithmonë kam pasur besim. Çfarë më the kur ike. Ti këtu nuk di asgjë. Më kë mërzitur shumë. Unë u çmenda.Ta kanë punuar të tjerët. Pse o bab, pse? Si të ka rritur babi? Ti je princeshë! Princin do ta zgjedhësh me durim.

Tani nuk kam më besim tek ti. Ma theve besimin. Ti erdhe e vetme këtu, si të porositi babi? Rrëshkite, nuk ke pse bëhesh pre e askujt.
Ki besim tek mendimet e babit. Ti e di që unë jap jetën për ty? Unë të kam rritur 22 vite, unë e di çfarë kam hequr mbrapa teje,”-u shpreh këngëtari.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top