Rob Kardashian tregon arsyen pse nuk shfaqet më në ekran

Rob Kardashian ka vendosur të flasë hapur për arsyet që e kanë shtyrë të jetojë një jetë jashtë syve të publikut.

38-vjeçari, i njohur për privatësinë e tij ekstreme, ka zgjedhur të mos marrë pjesë në serialin më të ri të familjes së tij, The Kardashians, që pas përfundimit të Keeping Up with the Kardashians në vitin 2020 pas 20 sezonesh.

Gjatë një episodi të publikuar më 16 korrik në podkastin Khloé in Wonderland, ai foli për herë të parë për këtë zgjedhje. “Nuk ka lidhje me familjen apo ndonjë tension me motrat e mia,” tha Rob. “Ka të bëjë vetëm me mua.”

Ai theksoi se nuk ndihet rehat përpara kamerave për shkak të pasigurive që ka me trupin e tij.

“Unë ende nuk ndjehem mirë në lëkurën time. Prandaj, pse të dal para kamerës dhe të bëhem vulnerabël për të gjithë?” – u shpreh ai sinqerisht. “Nuk do ta bëj këtë nëse nuk jam rehat me veten time.”

Rob gjithashtu shtoi: “Xhirimet nuk janë për të gjithë. Dhe unë zgjedh lumturinë dhe paqen time, në vend që të xhiroj për dikë që nuk më sjell asgjë në jetën time personale.”

Megjithatë, ai nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë e një rikthimi në televizion.

“Sigurisht, nëse është diçka pozitive dhe unë ndjehem mirë me veten, pse jo. E dua kohën me familjen dhe s’kam asgjë kundër kamerave, thjesht jam një njeri që e do jetën e qetë dhe në shtëpi.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top