Rita Ora: Rruga ime si refugjate krijoi themelin e gjithçkaje që jam sot

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore, ka folur hapur për rrugëtimin e saj si fëmijë refugjate nga Kosova dhe mënyrën se si kjo përvojë ka ndikuar thellësisht në jetën dhe karrierën e saj.

Ajo tregon se vendimi i prindërve për të u larguar nga Kosova në kërkim të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë pika kthyese që i hapi rrugën asaj që është sot. Prindërit, thotë ajo, u detyruan të largoheshin për t’i shpëtuar persekutimit të shqiptarëve.

“Rritja si fëmijë refugjate formësoi gjithçka në lidhje me atë që jam unë. Prindërit e mi ikën nga Kosova për t’i shpëtuar persekutimit të shqiptarëve, duke hequr dorë nga gjithçka për një fillim të ri. Nëna ime, që ishte psikiatre në Kosovë, duhej të mësonte anglisht dhe të rikualifikohej nga e para. Babai im punoi netë të gjata për të siguruar një të ardhme për ne. Guximi i tyre ndërtoi themelet e gjithë jetës time dhe muzika u bë streha ime”, tha ajo për Evening Standard.

Edhe pse sot njihet si një nga artistet më të suksesshme në botë, Rita Ora nuk e harroi periudhën e vështirë të mbërritjes në Britani, kur familja e saj ishte e cenueshme dhe e pasigurt.

“Njerëzit që na pritën na bënë të ndiheshim të pranuar dhe pjesë e diçkaje më të madhe, dhe kjo mirësi mbetet me mua. Kjo më mësoi se përkatësia nuk është diçka që të jepet, është diçka që e krijojmë së bashku, përmes dhembshurisë dhe hapjes”, shtoi këngëtarja, shkruan Koha.

Rita Ora duke iu bashkuar nismës “Apeli Dimëror” të Evening Standard, ajo synon të mbështesë personat që përballen me mungesë strehimi dhe pasiguri ushqimore në Londër.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top