Rita Ora paralajmëron këngë në gjuhën shqipe

Rita Ora është një prej këngëtareve më të suksesshme në industrinë ndërkombëtare.


Artistja shqiptare me famë botërore është autore e dhjetëra hiteve që kanë kapur miliona klikime dhe janë shumë të dëgjuara nga publiku, shkruan indeksonline. E kur pyetet për origjinën e saj, Rita asnjëherë nuk heziton të flasë për rrënjët shqiptare.

 

Ka kohë që ajo nuk ka bërë një koncert në trojet shqipfolëse, teksa artistja nuk ka akoma asnjë këngë në shqip.

 

Por, këna e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një artiste lokale, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe.

Një gjë e tillë nuk i ka ikur Ritës, e cila menjëherë e ka postuar në rrjete sociale.

Por, a po e shtyn kjo ide të bëjë një këngë në shqip?

 

“Ide e mirë. Qëndroni të sintonizuar” shkroi Rita.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top