Rita Ora nuk i lë asgjë imagjinatës – Shfaqet me fustan të tejdukshëm dhe pa sytjena

Në sfilatën e Azzedine Alaa gjatë Javës së Modës në Paris, Rita Ora bëri një ‘deklaratë’ të fortë mode.

Këngëtarja me origjinë kosovare ka zgjedhur të heqë dorë nga sytjenat dhe ka veshur vetëm një tanga të vogël, ndërsa ka mbi të një fustan të tejdukshëm dantelle që nuk i ka lënë asgjë imagjinatës. Ajo e kompletoi veshjen e saj me taka të gjata të cilat kishin ngjyrë të zezë.

Veshja e Ritës ra në sy të njerëzve dhe tregoi sigurinë e saj para kamerave. Ajo bëri një tjetër paraqitje me një minifund rozë të nxehtë dhe bluzë, duke treguar barkun e saj dhe që është veshur me çizme deri tek gjuri.

Këngët në albumin e ri të këngëtares, “You and I”, i cili bazohet në shënimet e saj në ditar, përfaqësojnë përvojat dhe rritjen e saj personale ndër vite, siç raportohet nga Daily Mail.

Më 14 korrik njoftohet gjithashtu se do të publikohet albumi i saj i ri, duke shënuar një kthesë kritike në karrierën e saj.

Rita Ora ka publikuar videon e këngës së saj “Mos mendo dy herë” dhe brenda një dite ka marrë mbi 200 mijë shikime, duke nënkuptuar audiencën mbështetëse që ka.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top