Rita Ora merr vëmendjen me pozat provokuese në bikini

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka ndarë disa foto me bikini nga pushimet e saj verore në Ibiza, ku ka shijuar detin dhe ka festuar ditëlindjen e 50-të të bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

 


Këngëtarja 34-vjeçare u pa duke kaluar ditë në plazh me miqtë, ndërsa në një prej fotove ajo shfaqej me bikini të zeza, syze të mëdha dielli dhe një kapele.

 

Më vonë, për një dalje në mbrëmje, Rita veshi një fustan transparent të gjatë, të cilin e kombinoi me një çantë të madhe kashte, shkruan DailyMail.

 

Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Gati në fund të verës”.

Për festën e ditëlindjes së Taikas, çifti kishte marrë me qira një vilë luksoze në ishullin spanjoll, ku mirëpritën emra të njohur si: Kate Moss, Matt Damon, Sacha Baron Cohen, Chelsea Handler, Lucien Laviscount, Natasha Lyonne, Sebastian Stan dhe Keisha Buchanan nga Sugababes.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top