Rita Ora: Bëjeni historinë në fushë, Kosovë dhe Shqipëri

Këngëtarja e njohur ndërkombëtarisht, Rita Ora, tregoi mbështetje për ekipet kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, përmes një postimi në Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme që zhvillohen sonte.

 


Në mesazhin e saj, Rita u ka uruar sukses futbollistëve, duke shprehur shpresën që ata të shkruajnë histori dhe të sigurojnë kualifikimin për Kupën e Botës.

 

Postimi shoqërohej me një imazh ku shfaqeshin lojtarët e Kosovës dhe Shqipërisë, të shoqëruar me mesazhet motivuese “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”.

 

Sonte, Kosova do të përballet me Sllovakinë nga ora 20:45, ndërsa Shqipëria ndeshet me Poloninë, duke i dhënë një sfidë të rëndësishme rrugëtimit drejt Botërorit./gazetametro.net

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top