Rita Ora anulon koncertin në Hungari, zbulon arsyen

Rita Ora ka anuluar koncertin e saj në Hungari vetëm disa orë para se të dilte në skenë. Përmes rrjetit social, Instagram, artistja ka njoftuar fansat se i duhet pushim dhe se do të ndjek udhëzimet e mjekut.

“Ju lutem më falni për këtë kthesë të papritur të ngjarjeve, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Feszival sonte” tha artistja.

“Pasi e kalova natën në spitalin e Budapestit, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek udhëzimet e mjekut. Më vjen keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe jam vërtet mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top