Rishkruhet historia/ Shqipëria shkon në Europianin e Gjermanisë

1-1 në Kishinjev. Zyrtarisht në Euro 2024. 14 pikë, në vendin e parë, por vendi i parë matematik duhet ende të presë. Shqiperia mbetet e pathyer edhe në Kishinjev, por goli i Cikalleshit barazohet nga Baboglo 2 minuta nga fundi qe eviton humbjen e dytë në kualifikuese, të dyja nga kuqezinjtë. Një ndeshje e kujdeshme, e luftuar, me pak raste, por që çon të besuarit e Sylvinho në finalet e Gjermani 2024.

Sylvinho nuk ndryshoi asgjë në formacion, ku u rikthye Ismajli. Pak mundesi përpara, por shumë kujdes për të mos i dhënë mundësi Nicolaescu e Caimacov. Moldavia provoi vetëm në një rast me Postolaci, me Berishën të kujdesshëm. Episodi kyç ishte pengimi në zonë i Seferit dhe penalltia që Cikalleshi Nuk e gaboi. 0-1 në minutën e 25, që mbeti i pa ndryshuar edhe kur skuadrat i kthyen në dhomat e zhveshjes.

Nuk ishte ndeshja më e bukur pêër tu parë e kombëtares, por ishte e disiplinuar taktikisht dhe u kuptua në forcingun moldav pas rifillimit. Tentativa të parrezikshme për Berishen, ndërsa kundersulmi kuqezi frikësoi nē 180 sekonda dy herë. Më flagrante ajo e Seferit në të 74’ qē u përplas në traversë, pas devijimit të portierit. Pastaj Asani nuk pati shenjestrën e zakonshme të këtyre eliminatoreve. Presioni i fundit solli golin në minutën e 88’ nga Baboglo, që shfrytëzoi një top të mbetur në zonë për të mundur Berishën.

Pavarësisht barazimit, Shqiperia zyrtarizon ëndërrën për të shkuar për herë të dytë në një Europian, por këtë herë nga hyrja kryesore, me shumë mundësi si kokë grupi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top