Rishikimi i buxhetit/ Marrin para ministritë e reja, shkurtohet buxheti i SPAK

Me rishikimin e buxhetit, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka buxhet 47 miliardë e 326 milionë lekë. Kjo ministri kishte më herët në strukturë edhe kulturën e cila tashmë është bashkuar me turizmin dhe sportin. Kjo ministri me 3 fusha do të ketë buxhet për këtë vit 6 miliardë e 979 milionë lekë. Ministria e Mjedisit, e cila deri në shtator ka qenë një me turizmin tanimë ka buxhet të veçantë, që shkon në 2 miliardë e 966 milionë euro. Ministria e Arsimit tashmë është e ndarë nga sporti dhe do të ketë buxhet 61 miliardë lekë.

Kurse ministritë e tjera që vijojnë me të njëjtën strukturë kanë pësuar ndryshime në buxhet.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nga 14 miliardë e 852 miliardë lekë buxheti fillestar me rishikimin e fundit shkon në 14 miliardë e 913 millionë lekë. Me rritje të lehtë për ujitjen. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nga 69.1 miliardë lekë buxheti në fillim, me këtë rishikim i rritet në 75.1 miliardë lekë. Nga ky rishikim një pjesë shkon për rrugë, pjesa tjetër prej 3 miliardë lekë për Albcontrol.

Ministrisë se Shëndetësisë i është ulur lehtë buxheti nga 80 miliardë e 525 milionë leke, tashmë do të ketë në dispozicion 80 miliardë e 288 milionë lekë.

Po ashtu janë shkurtuar fondet për ministrinë e Mbrojtjes, nga 52.6 miliardë lekë në 48.7 miliardë lekë. Edhe ministria e Jashtme ka një reduktim buxheti prej afro 100 milionë lekë, kurse ajo e drejtësisë dhe e ministria për punët e Brendshme janë me rritje të lehtë të shpenzimeve të planifikuara.

Buxheti i rishikuar i institucioneve të drejtësisë
Buxheti i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) është ulur me 466 milionë lekë. Nga 2 miliardë e 349 milionë lekë të parashikuara në fillim buxheti i SPAK ulët në 1 miliardë e 883 milionë lekë me rishikimin e fundit.

Po ashtu është shkurtuar buxheti për KLGJ-në nga pak më shumë se 6 miliardë lekë në vetëm 5.6 miliardë lekë.

Edhe për Prokurorinë e Përgjithshme fonde janë ulur nga 3.2 miliardë në 3.1 miliardë lekë.

Kurse për KLP-në fondet rriten nga 187 milionë lekë në 211 milionë lekë, ndërsa gjykata Kushtetuese mbetet në të njëjtën vlerë prej 262 milionë lekë.

Fonde shtesë KQZ, RTSH E SHISH
Shërbimi Informativ i Shtetit merr shtim buxheti me këtë akt normativ. Nga 2.7 miliardë që ishte në 3.1 miliardë lekë, ku fokus do të jetë investimi në softuer.

Po ashtu rritet me 21 milionë lekë buxheti i RTSH-së, nga 870 milionë lekë që ishte arrin në 891 milionë lekë me këtë akt normativ.

Fonde shtesë mere edhe KQZ, nga 532 milionë lekë që ishte buxheti fillestar në 544 milionë lekë me aktin e fundit normativ.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top