Rinumërohen 77% e kutive të Fierit/ Zbulohet kërdia e votave mes kandidatëve

Nëse në qarkun e Tiranës lëvizjet e votave nga rinumërimi ishin “të pranueshme” ajo që ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur të forcave politike në qarkun e Fierit është e pabesueshme. Nga hapja e 456 kutive nga 587 që janë gjithsej ose 77% shihet se nuk ka ndonjë lëvizje të fortë votash mes partive.

PS ka shtuar edhe 15 vota të tjera ndërsa PD ka humbur 103. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” që pretendonte një mandat, deri tani është larg pasi edhe vetë ka humbur 7 vota. Por le të shohim se çfarë ka ndodhur mes kandidatëve të listës së hapur. Partia Socialiste futi plot 7 deputetë nga lista e hapur.

Më i votuari ishte Ceno Klosi, ish-kreu i tatimeve me 19 290 vota preferenciale, por rinumërimi i ka hequr plot 914 vota. Socialisti që “e ka pësuar më shumë është Klevis Jahaj të cilit në 11 maj i janë hequr padrejtësisht 462 vota deri tani. 78 vota i janë hequr deputetes aktuale Antoneta Dhima, 60 vota i janë hequr edhe “yllit të fushatës” Zegjine Çaushi.

Jo më pak vota janë transferuar edhe brenda demokratëve që nuk mundën dot të plotësonin as listën e mbyllur. Bie në sy Silva Hasaj që ka 690 vota më shumë nga sa meritonte apo dhe Gentian Çala me 209 më shumë dhe Ajet Gurguri me 152. Haku i është ngrënë Ledion Çalës që i kanë marrë 125 vota.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top