Rinumërimi për qarkun e Tiranës, ndryshojnë votat për kandidatët

Rinumërimi në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit është shoqëruar edhe më ndryshime të rezultatit të votave për disa prej kandidatëve.

Janë rinumëruar 35% e votave dhe deri më tani, edhe pse në shifra thuajse të papërfillshme pjesa më e madhe e kandidatëve rezulton se kanë marrë më shumë ose më pak vota në krahasim me rezultatin paraprak.

Në listën e Partisë Demokratike, kandidati Ilir Alimehmeti ka marrë 4376 vota të vlefshme në 11 maj pas numërimit të 35% të votave, por pas rinumërimit rezulton se ka 4315 vota, pra 61 më pak.

Nga ana tjetër, në radhët e PS, kandidati për deputet Ervin Hoxha rezulton se pas rinumërimit të 35% të votave ka marrë 193 vota më pak se në 11 maj.

Kandidatë të tjerë që kanë marrë më pak vota pas rinumërimit përfshijnë emra si Xhemal Qefalia me 125 më pak, Kejsi Elezi, Fatmir Xhafaj dhe të tjerë, por me shifra më të ulëta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top