Rinisja e hetimit për “21 Janarin”, Gjykata e Tiranës i dorëzon dosjen SPAK-ut

Gjykata e Tiranës i ka dorëzuar SPAK-ut dosjen për çështjen e “21 Janarit”.

Dosja e plotë u dorëzua pasi Gjykata e Lartë, më 16 Korrik, vendosi që çështja do t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme

Familjarët e Aleks Nikës kishin bërë rekurs që dosja e ’21 janarit’ t’i kalonte Prokurorisë së Posaçme, por kjo e fundit e dërgoi kallëzimin për kompetence lëndore në Prokurorinë e Tiranës.

Por togat e zeza të Gjykatës së Lartë kanë pranuar rekursin e Rajmonda Nikës, të vejës së Aleks Nikës, duke detyruar SPAK që në të njëjtën ditë të regjistronte procedimin penal.

Me anë të një njoftimi, SPAK tha se ka regjistruar procedimin penal për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

SPAK thote se ka vendosur “Përcaktimin e kompetencës lëndore për hetimin e procedimit penal nr.285, të vitit 2011, të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, duke caktuar si prokurori kompetente Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top