Rinis kampionati: Dinamo kërkon fitoren e parë në derbi, Tirana rrezikon katërshen

Kampionati i Kategorisë Superiore do të çelë siparin për vitin 2024 me javën e 19-të, që do të luhet e ndarë në tre ditë. Nga e premtja, në fakt, starton gjysma e dytë e kampionatit, me javën e parë të fazës së tretë. Pas pushimeve dimërore, menjëherë një derbi kryeqytetas, si për të ndezur zjarrin konkurrues pas shkëputjes së fundvitit. Java e 19 fillon të premten më datë 12 janar dhe do të kompletohet me dy sfidat e fundit të dielën. Një mundësi për të parë edhe formatimin e ri të skuadrave pas ndërhyrjeve në merkato.

NJË DERBI PËR TU FITUAR

Dinamo do të presë Tiranën në Niko Dovana në orën 17, në një ndeshje me aspiratë të qartë të zonës Final Four. Tirana me 26 pikë rrezikon shumë afrimin një pikë larg nga skuadra e Mehmetit në rast fitore. Sigurisht ‘Nëndetsja’ duhet të tregojë se ka bërë goditjet e duhura në merkato, edhe pse është herët që ato të japin menjëherë më të mirën. Mehmeti nuk ka fituar asnjë derbi këtë sezon dhe shpreson ta nisë mbarë vitin 2024. Ahmataj pa asnjë përforcim dhe me golashënuesin Hasani e mesfushorin Hila të larguar, i ka shpresat te Patrick.

 

KRYESUESIT NË FUSHË

Përtej sfidës derbi, të shtunën është radha e dy kryesuesve të zbresin në fushë, edhe pse në orare të ndryshme. Egnatia dhe Skënderbeu do të përballen më 13 janar në Rrogozhinë në orën 13:30. Skuadra e Tetovës, e rinovuar krejtësisht në aspektin ofensiv, duhet të tregojë se nuk është zbehur në forcë, përkundrazi, kur përballë të ketë Skënderbeun. Rrogozhinasit megjithatë duhet të bëjnë kujdes se korçarët janë pikërisht ata që i shkaktuan humbjen në debutim. Në orën 17:00, pastaj, do të luhet edhe sfida tjetër mes Partizanit dhe Teutës në “Arenën e Demave” në orën 17:00. Vëmendjen te kampionët në fuqi e ka debutimi i teknikut Orges Shehi. Ish-tekniku i Tiranës pas dy miqësoreve në Antalia do të luajë ndeshjen e parë zyrtare në pankinën e të kuqve, me synimin për të reduktuar 5 pikët që e ndajnë nga Egnatia.

E DIELA E MBIJETESËS

Dy sfidat e fundit të javës do të zhvillohen më datën 14 janar. E diela është shumë e rëndësishme për mbijetesën me Laçin e Erzenin, me nga 21 pikë, që luajnë 90 minutat për tu larguar nga zona e rrezikut. Vllaznia kërkon të blindojë katërshen kur të presë Kukësin, që me 19 pikë kërkon ti largohet zonës së rënies. Në përplasjet e treta, për më tepër, skuadrat duhet të bëjnë kujdes edhe me ndeshjet direkte, sepse janë rezultate që në fund mund të vlejnë diçka.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top