Rinia i kërkon dorëheqjen, Rama: S’kam dëgjuar asnjë kërkesë konkrete

Edi Rama iu përgjigj studentëve që prej ditësh protestojnë, duke deklaruar se ka dëgjuar vazhdimisht thirrjet e tyre për dorëheqje dhe burgosje, por sipas tij, nuk i është paraqitur asnjë kërkesë konkrete. Më tej Rama kërkon ti listohen edhe arsyet pse duhet të largohet nga detyra.

Gjatë një komunikimi live në Facebook, Rama tha se studentët kanë protestuar për 140 ditë, por nuk kanë kërkuar, sipas tij, një dialog të drejtpërdrejtë për të argumentuar arsyet e largimit të tij nga posti i kryeministrit.

Mesa duket, Rama nuk i ka parë prej 4 muajsh posterat që i argumentojnë më së miri arsyet pse duhet të dorëhiqet.

“Ju kam dëgjuar çdo ditë, sepse keni ardhur poshtë dritares sime. Ju kam dëgjuar ‘në burg’, ‘në litar’, ‘burg, burg, jep dorëheqjen’. S’kam dëgjuar kërkesa. Keni ardhur aty 140 ditë dhe asnjëherë s’keni trokitur te dera dhe të të themi me njerëzillëk, sy më sy, pse duhet të ikësh”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se kërkesa për dorëheqjen e tij është legjitime në një shoqëri demokratike, por sipas tij, ajo duhet të shoqërohet me argumente dhe dialog.

“Ti do që unë të iki, kjo është gjëja më normale në botë, por si do të iki unë? Të paktën hajde më bind pse duhet të iki unë ose të bind unë pse s’duhet të iki unë”, deklaroi kryeministri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top