“Rindërtimi ka qenë një nga aferat më të mëdha korruptive”- Tabaku: Banesat po i përdorni si mall elektoral

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur akuza ndaj qeverisë për mënyrën se si janë menaxhuar fondet e procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, duke e cilësuar këtë proces si një nga aferat më të mëdha korruptive.

Në fjalen e saj në Kuvend, Tabaku ngriti gjithashtu shqetësimin se banesat që duhej të kishin përfunduar gjatë viteve 2020-2021, po përdoren ende si instrument politik për banorët e prekur nga tërmeti.

“1.2 miliard euro ku kanë shkuar?! Ku kanë shkuar 1.2 mld euro që edhe sot vazhdoni të flisni për rindërtimin? Pse nuk janë shpërndarë banesat ashtu sic duhet të ishin shpërndarë. KLSH thotë se rindërtimi ka qenë një nga aferat më të mëdha korruptive. Me rindërtimin qeveria shqiptar i vendos vulën një afere tjetër korruptive, e cila është e njëjtë me atë të inceneratorëve.

1.2 mld euro duan të shpërndajnë banesa për rindërtimin sepse i doli që banesat që duhet të ishin përfunduar në 2020- 2021 i përdorin si mall elektoral për banorët”, tha Tabaku në Kuvend.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top