Rikthehet në burg Vangjush Dako, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të rikthehet sërish në qeli pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar ndaj Dakos nga shkalla e parë.

Vendimi u shpall më 16 shtator 2025 dhe i jep fund ankimit të paraqitur nga Vangjush Dako dhe bashkëpandehurit e tij F.F. dhe A.B., të cilët kundërshtuan vendimin nr. 70 të dhënë më 25 nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas vendimit të sotëm, Apeli:

Nuk pranoi ankesën e të pandehurit F.F.;

La në fuqi vendimin nr. 70 të shkallës së parë;

Ngarkoi të pandehurit me shpenzimet gjyqësore të procesit në apel.

Ky zhvillim rikthen në burg Vangjush Dakon, i cili një vit më parë kishte kaluar në masën “arrest shtëpie”, pas një hetimi të gjatë nga SPAK mbi çështje të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Durrësit.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top