Rikthehet drama ‘Icardi-Wanda’: Modelja denoncon Icardin për dhunë gjinore

Problemet mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës janë rikthyer sërish. Mësohet se modelja argjentinase, Wanda Nara ka nisur një proces gjyqësor kundrejt Mauro Icardit.
Sipas programit “Los ángeles de la mañana”, kjo ngjarje përfshin ish-çiftin ku është raportuar se Wanda ka adresuar një ankesë për dhunë gjinore ndaj futbollistit të Galatasaray.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur pas një debati me futbollistin, i cili thuhet se ka reaguar në mënyrë agresive duke i bllokuar rrugën dhe duke u përpjekur ta pengonte të largohej modelen. Përveç kësaj, ngjarja përfshinë edhe një akuzë tjetër, si “sulm dhe rezistencë”.

Si përfundim Icardi, pas këtyre akuzave, është njoftuar dhe duhet të paraqitet për një seancë gjyqësore më 15 nëntor në gjykatën civile të Buenos Aires.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top