Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish që qarkun e Korçës, mëngjesin e kësaj të marte. Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton se akset rrugore Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, janë më problematike dhe u bën apel shoferëve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.
ARRSH njofton gjithashtu se në këto akse borëpastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës në mënyrë që qarkullimi kryhet pa probleme.
Njoftimi i ARRSH:
Në orët e para të mëngjesit filluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës
Në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi kryhet pa probleme
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.