Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve, pas një bllokimi prej rreth 4 orësh për shkak të protestës së doganierëve grekë, të cilët ndërprenë përkohësisht punën duke mos lejuar kalimin e automjeteve dhe qytetarëve.

Udhëtarët po vijojnë procedurat për kalimin drejt Greqisë dhe anasjelltas ndërsa dogana greke ka paralajmëruar se mund të ketë protesta të tjera edhe në ditët në vijim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top