Rihanna nxit aludimet për largimin nga muzika

Rihanna nxiti thashethemet për daljen në pension teksa po merrte pjesë në një event Fenty Beauty në vendlindjen e saj Barbados.

Ndërsa ishte atje për të festuar hapjen e një dyqani Fenty, këngëtarja tha: “Muzika ishte gjëja që më tërhoqi vëmendjen, por Zoti kishte plane të tjera për mua”.

Ndërsa krijuesja e hitit “Diamonds” premtoi më parë se do të publikonte muzikë të re në të ardhmen, fansat e këngëtares e morën mesazhin e saj si një shenjë se largimi nga muzika mund të vinte më shpejt se sa mendonin.

“Ajo përpiqet të thotë se nuk do të publikojë asnjë projekt të ri muzikor,” komentoi një përdorues i mediave sociale.

Rihanna më parë mbante titullin e muzikantes më të pasur me një vlerë neto prej 1.4 milionë dollarësh falë linjave të saj të suksesshme Fenty Beauty dhe Savage x Fenty.

Ajo u tejkalua nga Taylor Swift muajin e kaluar, pasi vlera neto e artistes ishte rreth 1.6 miliardë dollarë, sipas Forbes. Revista financiare raportoi se Swift fitoi vendin e parë për shkak të muzikës dhe shfaqjeve të saj live.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top