A$AP Rocky dhe Rihanna janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, dhe kanë vendosur që emri i tij do të fillojë me shkronjën “R”, një traditë që e kanë ndjekur edhe me dy fëmijët e parë – Riot (21 muajsh) dhe RZA (3 vjeç këtë muaj).
Lajmi u bë i ditur gjatë Met Gala 2025, ku Rihanna zbuluar shtatzëninë dhe Rocky ishte bashkëkryetar i ngjarjes. Në një intervistë me Seth Meyers, Rocky konfirmoi se emri i fëmijës do të fillojë me “R”, duke ndjekur shembullin e emrave të tyre dhe fëmijëve të tyre të mëparshëm.
Rihanna është shprehur më herët se është e hapur ndaj idesë për të pasur më shumë fëmijë duke thënë: “Si të jetë e shkruar.” Ajo e ka theksuar rëndësinë e dashurisë dhe lumturisë në rritjen e fëmijëve, pavarësisht nëse ka apo jo një partner në jetën e saj. Rihanna dhe A$AP Rocky kanë qenë së bashku publikisht që nga viti 2020, por njihen që prej vitit 2012.