Kanye West dhe Bianca Censori u shfaqën së bashku në publik , pavarësisht konfirmimit të reperit se Censori e “e braktisi” atë në fillim të këtij viti.
Videoja e siguruar nga Page Six tregoi çiftin duke hyrë në një restorant indian në Ishujt Balearik.
Përpara daljes së tyre në Spanjë, reperi kaloi pak kohë vetëm në Japoni, ku u arratis muajin e kaluar pas deklaratave të tij të shumta në rrjetet sociale.
Në fillim të këtij muaji, West repoi se Censori, 30 vjeç, “iku” prej tij në këngën e tij “BIANCA”, e cila është paraqitur në albumin e ri “WW3”.
Zemra ime, ajo iku / Por së pari ajo u përpoq të më bënte të përgjegjshëm” repon West në një pjesë të këngës nga albumi i tij i ri “WW3”.
“Ajo po përjeton një sulm paniku dhe nuk i pëlqen mënyra se si kam postuar në Twitter/ Deri sa të kthehet Bianca, do rri zgjuar gjithë natën, nuk do të fle/ Unë vërtet nuk e di se ku është ajo.”
Ai vazhdoi të rrëfejë në këngë se e gjurmoi vendndodhjen e saj përmes aplikacionit të tij Maybach.
Page Six konfirmoi se Censori dhe reperi u ndanë pas dy vitesh martesë më 13 shkurt.
Në atë kohë, një burim tha se ish-arkitektja e Yeezy e la atë sepse ajo ishte “ngopur” me postimet e tij antisemitike pasi West filloi të shiste këmisha të markës Svastika.
Vetëm një javë më vonë, një burim i brendshëm tregoi se West dhe Censori “vendosën ta bënin martesën e tyre të funksiononte përsëri”.
Megjithëse çifti, i cili u martua në dhjetor 2022, duket se është së bashku, statusi i tyre i saktë i marrëdhënies mbetet i paqartë pasi një burim pretendoi muajin e kaluar se Censori është “e frikësuar” nga burri i saj.
“Unë mendoj se Bianca dëshiron të ndahet, por nuk është e lehtë. Kanye kontrollon kaq shumë aspekte të jetës së saj,” tha burimi i brendshëm.