Rezultati në zgjedhje, Rama pritet të prononcohet ditën e mërkurë

Prononcimi i parë nga kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit pritet të bëhet të mërkurën. Gazetari Muhamed Veliu raporton se nuk parashikohen ndonjë miting madhështor me mbështetësit e PS siç ndodhi pas fitores në të 2021 në Sheshin “Skënderbej”.

Gjithashtu mësohet se Rama do të ketë një mesazh falënderues në adresë të shqiptarëve për votëbesimin e dhënë kësaj force politike. Momentalisht nuk dihet ende nëse Rama do të dalë përpara medias nga selia e rozë për të mbajtur fjalën falënderuese apo do të jetë një mesazh video i regjistruar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top