Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë/ KQZ: Do të presim vendimin e Gjykatës Supreme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, KQZ, ka deklaruar se para shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, po pret vendimmarrjen nga Gjykata Supreme, lidhur me ankesën e paraqitur në këtë institucion nga një subjekt politik i certifikuar. Pas ndjekjes së këtyre hapave ligjor, KQZ mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“KQZ është duke pritur vendimmarrjen nga Gjykata Supreme për një ankesë. Për të ardhur deri te shpallja e rezultatit përfundimtar te subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e paraparë me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe aktet nënligjore”, thonë burimet zyrtare nga KQZ.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para, e dyta PDK, LDK e treta dhe AAK-Nimsa e katërta. Komisioni qendror i zgjedhjeve njoftoi më herët se ka përfunduar edhe rinumuërimi i fletvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë, pas kërkesës së Vetëvendosjes.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top