Rezultati i votimit elektronik në Vorë, Spiropali: Kemi fituar me diferencë të thellë

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali ka folur për mediat nga Vora. Spiropali tha se socialistët kanë diferencë të thellë në rezultat dhe se kjo lidhet me besimin që sipas saj kanë fituar te qytetarët. Ajo tha se rezultati i votës elektronike në bashkinë e Vorës dhe njësinë nr.10 në Tiranë duhej të shpallej në kohë. Mësohet se PS ka fituar në Vorë me 8010 vota.

“Edhe pse rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ne investuam në numërimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10 për të dhënë rezultatin në kohë reale, ku bashkia e Vorës do të kishte qenë e para që do të shpallte fitoren e thellë për PS. PS ka fituar në Vorë siç pritej me diferencë të thellë për shkak të punëve të mira që kemi bërë këtu, punës së madhe në terren. PS që është shumë pranë qytetarëve çdo ditë të vitit. Ky rezultat reflekton besimin e madh që Vora, qarku i Tiranës dhe gjithë Shqipëria i ka dhënë Ramës dhe PS. Sapo morën rezultatin tonë, dhe i takon KQZ të shpallë rezultatin të asaj që ishte numërim elektronik. Kemi diferencë të thellë”, tha Spiropali.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top