Rezultatet pozitive, drejtuesit e Kukësit shpërblejnë lojtarët

Kukësi aktualisht po kalon një moment të mirë. Verilindorët ia kanë dalë të sigurojnë 3 fitore në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa ndodhen edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Ulja në stol e Bledar Devollit duket se ka kthyer kukësianët në rrugën e duhur. Objektivi kryesorë do të jetë mbijetesa, me Kukësin që aktualisht është 6 pikë larg vendit të 8-të dhe të 7-të.

Skuadra ka pasur një performancë në rritje në ndeshjet e fundit dhe kjo ka gëzuar drejtuesit, të cilët duket se kanë hapur “thesin”. Premio për skuadrën verilindorët për rezultatet e fundit. Plot 10 mijë euro shpërblim nga drejtuesit.

Një mënyrë kjo për të motivuar akoma më shumë skuadrën për sfidat e mbetura, ku janë dhe 8 ndeshje drejt fundit. Kujtojmë se sfidën e radhës Kukësi do ta luajë ndaj Egnatian në transfertë më 29 mars në orën 15:00.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top