Rezultatet e PISA/ Zhupa interpelancë me Manastirliun: Është thelluar analfabetizmi

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit, u ndal te rezultatet e PISA-s, ku Shqipëria renditet vende më poshtë, krahasuar me vite më parë.

Nga foltorja e Kuvendit, Zhupa tha se të dhënat e këtij raporti ishin trupëruese për Shqipërinë e cila renditet poshtë Palestinës dhe Uzbekistanit. Mes të tjerash demokratja tha se në vend po thellohet analfabetizmi.

“Pas daljes së rezultateve të Pisës, që ishin të dhëna turpëruese. Ky është një raport që zhvesh propagandën dhe dëshmon rrënimin e sistemit parauniversitar në Shqipëri. Shqipëria kishte rënie më të madhe të ndonjë shteti në rajon, krahasuar dhe me veten që në vitin 2009. Ka rënë me 47-68-50 pikë. Ne renditemi më poshtë se Palestina, se Uzbekistani. Kishim rënie më të madhe se të gjitha vendet e tjera. Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer pas në vitin 2000. Është thelluar analfabetizmi. Jemi katandisur në tre fusha kryesore.”, tha ajo.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top