Rezoluta e Kosovës/ Berisha: Rama vazhdon si argat i Vuçiçit

Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e posaçme për rezolutën e Kosovës, ka vënë në dukje fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku e cilëson atë si “argat të Vuçiçit”.

Berisha është shprehur duke ngritur akuza se fjalimi i Ramës është shkruar në Beograd. Sipas tij, ky fjalim kishte qëllim demonizimin e kryeministrit Albin Kurti.

Berisha: Sot zonja kryetare nderove në mënyrë hipokrite deputetë të PD. Ke përjashtuar 8 deputetë në çdo shkelje të ligjit dhe normave, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që populli i Kosovës e quan vëllai i Vuçiçit. Analistë pro perëndimor e quan Pashiqi, apo dhe argati i Vuçiçit dhe Beogradit. E denoncoj sot se në një kohë kur u arrit një konsensus për një rezolutë, ai lexoi këtu një fjalim të shkruajtur fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd. Sot kreu juaj kishte ndërruar fjalëshkruesin. Fjalimi që lexoi para jush, është fjalimi i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiç. Ky fjalim kishte qëllim kryesor në prag të Samiti të Procesit të Berlinit në Tiranë të portretizonte si djall me zile kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim që të mbronte padronin e tij, serbomadhin Vuçiç. Kishte qëllim që të bllokonte çdo përpjekje për të bërë hap pozitiv në përparim të klimës mes Serbisë dhe Kosovës, të krijuar klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste të dërguar nga Serbia. A e shihni pra se si u përdor sot kjo platformë. Unë i garantoj shqiptarët se Rama vazhdon si çdo ditë si argat i Vuçiçit, projektin për ndarjen e Kosovës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top