Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën do të diskutohet për tre vjetët e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
Seanca është caktuar të hënën në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas kërkesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
AAK-ja përmes rezolutës kërkon që “Qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje ose me mocion për shkarkimin e saj”, dhe pas dorëheqjes apo shkarkimit, të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
Debati për qeverisjen trevjeçare ishte kërkuar më herët, por për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurtit në Kuvend, nuk ka mundur të hyjë në rend diskutimi.
Seanca ku do të shqyrtohet projektrezoluta për tre vjet qeverisje është paraparë të nisë në orën 13:00.