Rey Manaj rikthehet te goli në Turqi, por del nga fusha i dëmtuar (Video)

Sivasspor dhe Gaziantep barazuan 1-1 në pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për raundin e pestë në elitën turke të futbollit.

Në këtë duel për vendasit shënoi Rey Manaj, sulmuesi i Kombëtares. Përballja nisi mirë për Gaziantep, që gjeti golin me Maxim pas vetëm gjashtë minutave.

Ndërkohë që për golin e barazimi mendoi Rey Manaj. Duhej minuta e 37-të që një krosim nga këndi të shfrytëzohej nga lushnjari dhe me kokë të barazonte ndeshjen.

Por vetëm pesë minuta pas golit, Manaj la fushën i dëmtuar duke u zëvendësuar. Lëndimi duket muskulor dhe do jenë testet që do tregojnë edhe gradën e dëmtimit.

“Fitore e madhe”/ Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë!
Mbetet në Turqi, klubi i njohur ofron 3 milionë euro për Manajn
Në pesë ndeshjet e këtij sezoni, Rey gjeti golin e parë, ndërsa kujtojmë se sezonin e shkuar Manaj shënoi në Turqi 22 gola, duke qenë sulmuesi i tretë më i mirë pas Dzekos dhe Icardit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top