Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit!

Shqipëria shkruan historinë në Serbi teksa triumfoi 0-1 duke mbajtur të ndezur ëndërr për t’u kualifikuar në Botëror.

Rey Manaj realizoi një super gol, për më tepër një gol historik duke thyen rivalët e përjetshëm brenda në Leskovac. Në një ndeshje të luftuar fort diferencën e bërë shpirti i djemve të Sylvinhos.

Me peshën e një kombi mbi supe, djemtë e Sylvinjos i bënë ballë presionit të Serbisë në fillimin e pjesës së parë, ku Vlahovic me shokë tentuan në disa momente të gjenin golin e avantazhit, por Strakosha u tregua perfekt duke ndalur çdo tentative.

Nuk kishte të pranishëm tifozë ultras, por në stadiumin e Leskovacit nuk munguan thirrjet “Kosova është Serbi”.

Në frymën e fundit, në shtesën e pjesës së parë, Rey Manaj me një predhë të vërtetë brenda në zonë dërgoi topin në trekëndësh duke bërë që tifozët kuqezi në të të gjithë botën të shpërthenin në festë.

Lexo edhe:
Festë kuqezi në Serbi, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë (Video)
“Kosova është Serbi”/ Thirrje të turpshme në Leskovac, UEFA të dëgjojë
Nuk mungoi as festa me shqiponjë nga Rey Manaj, pikërisht qershia mbi tortë e këtij episodi. E sigurt që për Manaj ky ishte kartoni i verdhë më i ëmbël në karrierë.

Në fraksionin e dytë, ashtu siç pritej, Serbia u hodh në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Shqipëria mbrojti me fanatizëm këtë rezultat historik që i jep kuqezinjve vendin e dytë në Grupin K.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top