Reshjet intensive, IGJEUM paralajmëron rrezik në 4 qarqe

Reshje me intensitet të lartë, shoqëruar me rrezik për vërshime të shpejta dhe përmbytje të lokalizuara, parashikohen në vend gjatë ditës së enjte.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), reshjet pritet të jenë shumë intensive në qarkun e Shkodrës.

Ndërkohë, reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera të vendit priten reshje me intensitet mesatar, ndërsa shtrëngata do të përfshijnë të gjitha qarqet.

Për shkak të intensitetit të reshjeve, në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ekziston mundësia e vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe e rrëshqitjeve të dherave.

Gjithashtu, në zonat urbane të shtatë qarqeve, IGJEO parashikon mundësinë e përmbytjeve të lokalizuara, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Reshjet pritet të sjellin edhe rritje të prurjeve në lumenjtë kryesorë dhe të mesëm të vendit, konkretisht në Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sa i përket kushteve atmosferike, era parashikohet të fryjë me intensitet mesatar, ndërsa në zonat bregdetare do të jetë e fortë deri shumë e fortë. Kjo mund të sjellë probleme në lundrimin detar, veçanërisht për mjetet e vogla lundruese.

Ndërkohë, temperaturat gjatë ditës së enjte pritet të pësojnë një rritje të lehtë, me 2 deri në 3 gradë Celsius, si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.

Temperaturat minimale në zonat malore parashikohen të zbresin në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 18 gradë Celsius në zonat e ulëta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top