Reshjet e shiut në Gjirokastër, përmbyten rreth 20 hektarë tokë

Gjatë natës në territorin e qarkut të Gjirokastrës ka patur reshje shiu me intensitet të ulët. OSHEE ka bërë me dije se jashtë pune është vetëm fideri Radio Kordbocë në bashkinë Gjirokastër, pjesa tjetër e qarkut furnizohet me energji elektrike.

Niveli i Vjosës në Përmet është 2.4 metër kurse në urën e Memaliajt është 3.5 metër. Në qarkun Gjirokastër nuk ka patur banorë të evakuuar nga banesat, gjithashtu nuk ka patur banesa të dëmtuara nga reshjet. Mësohet se rreth 20 ha tokë bujqësore janë përmbytur. Këto toka janë me vreshtari ose pa mbjellë.

Në bashkinë Libohovë ka rrëshqitje të një masivi dherash ku është bllokuar aksi rrugor Poliçan-Sheper, pranë fshatit Sheper, njësia administrative Zagori. Këtë të diele do të punohet në aksin rrugor Suhë-Poliçan në vendin e quajtur shkëmbi Dallandyshes, për riparimin e trupit të rrugës.

Ky aks rrugor lidh dy njësi administrative, Zagorin dhe Poliçanin. Në bashkinë Dropull ditën e sotme do të vijojë puna për vënien në funksion të një rruge midis fshatit Glinë dhe fshatit Nepraviahtë. Nga bashkitë e tjera të qarkut nuk ka raportime për situata emergjente.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top