Një tjetër qytet ka hasur probleme për shkak të motit të keq që ka “pushtuar” vendin prej pak ditësh. Mësohet se në Gjirokastër ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra malorë të qarkut. Më tej bëhet me dije se OSHEE po punon për rikthimin e furnizimit me energji për banorët.
Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore ndërsa niveli i ujit të lumit Drino është në parametrat normalë për stinën. Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri për evitimin e problematikave të mundshme për banorët e Qarkut Gjirokastër.