Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës janë ndërprerë gjatë natës. Nga reshjet u përfshi zona e Dardhës, në aksin Kryq Boboshtice-Dardhë, por situata u normalizua.
Pati reshjeve intensive edhe në Qafë Thanë edhe në këtë aks është punuar me 4 borëpastruese për të shmangur çdo lloj problemi në qarkullimin e automjeteve aktualisht situata paraqitet e normalizuar ndërsa në të gjitha akset e tjera të juglindjes së vendit nuk ka pasur probleme.
Janë segmentet e fshatrave malore ato që po rishikohen sot në mëngjes për kriposje. Bashkitë e qarkut nuk raportojnë probleme nga moti i keq ndërsa sa i përket mungesës së energjisë elektrike ka në fshatra të bashkisë Maliq dhe Pogradec, por po punohet për riparimin e tyre nga grupet e punës të cilat ndodhen në terren.
Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve sidomos në segmentet rrugore që të çojnë në fshatrat turistike në segmentin e Dardhës duhet të përdoren gomat dimërore. Aktualisht nuk ka asnjë problematikë, rrugët në këto akse janë të kalueshme dhe kudo në njësitë e tjera administrative situata është e qetë.