Reshje të dendura shiu në Milano, përmbyten disa zona

Moti i keq në veri. Një stuhi e fuqishme goditi Milanon gjatë natës. Reshjet e dendura të shiut kanë nisur pas orës 4. Në orën 6, siç njoftoi Këshilltari i Sigurisë në Bashki, lumi Seveso ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.

Uji vërshoi në rrugët në zonat e Niguarda dhe Ca’ Granda. U përmbytën edhe nënkalimet Negrotto dhe Rubicone. Komunitetet e vendosura në parkun Lambro janë evakuuar si masë paraprake për shkak të rritjes së nivelit ujërave të lumit me të njëjtin emër, shkruajnë mediat italiane.

Në Veneto është lëshuar alarm i kuq për përmbytje; portokalli në Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Lombardi dhe Trentino Alto Adige; e verdhë në Abruzzo, Campania, Lazio, Molise dhe Toscana. Niveli i ujit ka arritur një kulm prej 154 cm në Venecia.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top