Reshje shiu vetëm të premten, si pritet të jetë moti javën e ardhshme (TABELA)

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të qarkullimit anticiklonar si dhe masave ajrore jugperëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell (jo shumë e zakonshme për periudhën në të cilën jemi) si dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen vetëm për ditën e Premte në veri të vendit me intensitet të ulët në mënyrë lokale.

Mjegulla dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top