Qyteti i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu që prej orëve të para të mëngjësit të sotëm. Reshjet intensive kanë krijuar prezencë të ujit nëpër rrugët e qytetit duke krijuar kaos në lëvizje. Prezencë të ujit ka edhe në aksin drejt Shëngjinit.
Në lidhje me situatën, policia rrugore dhe ajo e rendit janë në angazhim në pokat më problematike për të mundësuar qarkullimin e automjeteve pa probleme. Ndërkohë nuk raporton probleme me energjinë elektrike.
Moti i keq ka sjellë edhe stuhi detare duke që të pezullohet dalja e mjeteve të vogla të peshkimit në det.