Reshje shiu dhe dëborë në zonat e thella, parashikimi i motit për sot

Një sistem i dendur vranësirash do të përfshijë të gjithë vendin tonë për gjatë gjithë 24 orëshit. Parshikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruara reshje shiu në veri dhe pjesërisht në qendër, ku në zona të izoluara do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Ndërsa në zonat e thella malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore edhe në zonat juglindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në orët e mëngjesit dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rama niset sot drejt Italisë/ Takim me Melonin dhe Presidentin e Senatit

Rama: Unioni i dhomave të tregtisë ka ndihmuar biznesin dhe Shqipërinë

Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne për të

Sulmuan policinë e Kosovës, mbahet seanca për dy nga të arrestuarit

Procesi i Berlinit, sot zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

Parashikimi i motit: Vranësira dhe kthjellime

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top