Replika e egër e Courtois ndaj Simeone: “Qajnë gjithmonë! U lodha nga ky viktimizim”

Edhe një herë tjetër, Real Madrid ka eliminuar Atletico Madrid nga Champions League. Blancos triumfuan pas goditjeve të penalltive, një rezultat shkatërrues për Colchoneros, të cilët gjatë dy ndeshjeve kishin rrezikuar shumë pak, por një fitore e ëmbël për Los Blancos, që tani do të përballen me Arsenal. Penalltia e Julian Alvarez hyri në histori dhe shkaktoi zemërimin e teknikut Simeone, të cilit i është përgjigjur me ton të fortë portieri Thibaut Courtois.

Simeone polemizon për vendimin mbi penalltinë e Alvarez
Real Madrid e nisi i pari serinë e penalltive dhe shënoi, Atletico barazoi, pastaj gol i Bellingham. Alvarez shënoi gjithashtu, por gjuajtja e tij nuk ishte e rregullt. Duke rrëshqitur, argjentinasi e preku topin dy herë. Lojtarët e Real protestuan dhe VAR iu dha të drejtë atyre. Goli u anulua. Loja vazhdoi dhe Real Madrid triumfoi, një epilog i pritshëm duke marrë parasysh rëndësinë e aspektit psikologjik në goditjet e penalltive.

Pas ndeshjes, Diego Simeone e kundërshtoi vendimin e arbitrit për të mos e pranuar golin e Julian Alvarez. Në konferencë për shtyp, ai i pyeti gazetarët nëse ndonjëri prej tyre e kishte parë dyfishin e prekjes së topit, një deklaratë që dukej qartazi polemike.

Courtois sulmon teknikun Colchoneros: “Jam lodhur”
Këto fjalë i ka dëgjuar edhe Thibaut Courtois, i cili nuk i ka pritur mirë aspak. Portieri belg kritikoi ashpër ‘viktimizimin’ e Simeones: “Penalltia e Alvarez? Jam lodhur nga viktimizimi i tyre, nga kjo ankesë e vazhdueshme për situata të tilla. Arbitrat nuk duan të favorizojnë askënd, as në Spanjë dhe as në Europë. Ata e morën vendimin e tyre me qartësi”.

Më pas, ai i dha një goditje të drejtpërdrejtë trajnerit të Atleticos: “Nëse udhëheq 1-0 që në minutën e parë dhe nuk kërkon të shënosh golin e dytë, atëherë është faji i strategjisë tënde”.

Në fund, Courtois pranoi se Reali kishte edhe pak fat: “Më është dukur se ka pasur një prekje të dyfishtë dhe ia kam thënë arbitrit. Nuk ishte e lehtë për t’u parë, mund të themi se ishin të pafat. Ne nuk bëmë lojën tonë më të mirë, por në fund rëndësi ka që u kualifikuam”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top