Renzi: Liderët politikë nuk arrestohen, demokracia matet me votë

Ish-kryeministri Mateo Renzi komentoi arrestimet e fundit të zyrtarëve të lartë të Shqipëri, përfshirë ish-presidentin Ilir Meta. Në një intervistë për Euronews Albania, Renzi tha se liderët politikë nuk duhet të arrestohen dhe në një shtet demokratik liderët ballafaqohen në zgjedhje, jo në gjykatë.

“Unë e mendoj kështu, kundërshtarët politikë, liderët politikë, nuk duhet të arrestohen. Sepse, është e qartë, në qoftë se një lider politik vret një njeri, në qoftë se unë vij këtu dhe nxjerr një pistoletë, është e drejtë që unë të arrestohem. Në qoftë se mua më kapin në shtëpi, me kallëpë floriri, me qindra mijëra Euro, atëherë… Por në demokraci, liderët politikë ballafaqohen me njëri-tjetrin, në zgjedhje, dhe jo në gjykatë. Ndodhi në Shqipëri arrestimi, ndodhi dhe ndodhi në një mënyrë të shëmtuar, në mes të rrugës, duke bllokuar makinat, duke e marrë prej andej ish-Presidentin. Ka ndodhur tani, edhe në Turqi, Kryetari i Bashkisë së Stambollit u arrestua…Po, edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ose edhe liderë partish, gjë për të cilën unë nuk jam dakord. Për shembull, në Rumani, është një kandidat filorus, unë nuk jam filorus, unë nuk do të votoja kurrë për atë kandidat, por është diçka e shëmtuar kur arrestohen liderët politikë, sepse demokracia matet te kutitë e votimit. Pastaj thashë, në qoftë se ju më gjeni me pistoletë në dorë, duke vrarë dikë… atëherë duhej të më arrestojnë, por kjo është tjetër gjë”, tha Renzi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top