Rëndohet bilanci nga shpërthimi në Firence, shkon në 5 numri i viktimave

Numri i viktimave nga shpërthimi në Firence, ka shkuar në 5. Ekipet e shpëtimit kanë gjetur personn e tretë dhe të fundit i zhdukur nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e së hënës 9 dhjetor në depon e karburantit Eni në Calenzano të Firences.

Ekipet e kërkim shpëtimi kanë gjetur në orët e para të mëngjesit dhe trupat e pajetë të dy punëtorëve.

Nga 26 të plagosurit nga shpërthimi, katërmbëdhjetë prej tyre janë ende të shtruar në spital. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shpërthimi ishte aq i madh saqë dëmtoi edhe banesat dhe ndërtesat në zonë. Prokuroria ka nisur një hetim për këtë çështje për të vënë para përgjegjësisë autorët e ngjarjes.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top