Mbahet sot në Gjykatën e Lartë seanca në lidhje me rekursin e bërë nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për ndryshimin e masë së sigurisë.
Meta ndodhet prej 21 tetorit në qeli, ndërsa në vijimësi ka kërkuar lirinë. Megjithatë prokurorët pretendojnë se duhet të mbahet nën masën e sigurisë “Arrest me burg”. Gjyqtarët e caktuar për çështjen do të shqyrtojnë edhe rekursin e Monika Kryemadhit.