Rekursi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

Është përcaktuar realtori i çështjes së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pas rekursit në Gjykatën e Lartë të masave të sigurisë së caktuar ndaj tyre me urdhër të SPAK.

Relator është zgjedhur magjistrati Ilir Panda, i cili gjykojë rekursin e bërë nga ish-çifti i bashkëshortëve.

I pari që bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, më 17 janari, ishte presidenti i PL-së, Ilir Meta i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.

Kërkesa është depozituar nga përfaqësuesi i tij ligjor, Genc Gjokutaj, i cili u shpreh se nuk ka prova në lidhje me çështjen ÇEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Avokati u shpreh se “duke mos pasur as dyshim të arsyeshëm dhe as prova në lidhje me këto 3 episode i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës së caktuar ndaj tij “arrest me burg” nga GJKKO, që është miratuar më pas edhe nga Apeli”.

Ilir Meta qëndron në paraburgim prej datës 21 tetor, teksa po hetohet nga SPAK për veprat penale “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. Këto akuza të ngritura nga SPAK, vetë ish-presidenti Meta i ka hedhur poshtë dhe i ka cilësuar politike.

Ndërkohë 3 ditë më vonë, më 20 janar, bëri rekurs edhe Monika Kryemadhi. Kujtojmë që deputeten e PL-së, SPAK e shpalli person në hetim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në dy raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top