Rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku ka folur në lidhje me 24 masat e lëshuara pas operacionit të SPAK për abuzimet me tenderat në Universitetin Bujqësor. Sallaku u shpeh se ai ka qenë subjekt i i marrjes së telefonit. Ai tha se ka qenë bashkëpunues dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
Rektori më tej tha se nuk është në takim për politikë. Sipas tij Universiteti Bujqësor i duhet Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Ai shtoi se prindërit dhe studentë duhet të qetësohen. Sallaku tha se shpreson që drejtësia të bëjë punën e vet dhe ështe i gatshëm të sigurojë çdo lloj informacioni.
“Kam qenë subjekt i marrjes së telefonit, jam treguar totalisht i gatshëm, e kam dhënë, nuk kam asgjë për të fshehur, kemi qenë bashkëpunues, do të jemi bashkëpunues, kemi dhënë dokumentacionet e kërkuara, por vetëm kaq. Dua të siguroj dhe garantoj që nuk jam këtu për politikë. Me kryeministrin kemi folur dhe kemi shkëmbyer koncepte.
Askush se ka besuar se UBT do të ulet në tryezën e Universitetit të Vienës. Do doja që debati të mos merret me anësoret po me thelbin. Ky universitet i duhet Shqipërisë dhe ekonomisë shqiptare. Prindërit dhe studentë duhet të qetësohen. Në shtator do shkojmë ofert të re akademik. Shumica e stafit janë të përkushtuar. I kuptoj personat nën hetim dhe shpresoj të pastrojnë imazhin e tyre. Drejtësia të bëjë punën e vet dhe jam i gatshëm të sigurojmë çdo lloj informacioni. Shpresoj që ky proces të mbarojë në të mirën e përbashkët,” tha ai.