Rei Zekaj, 29 gola në një sezon: Partizani ka një tjetër xhevahir në Akademi

Në kohën kur në ekipin e parë Xhuljano Skuka, Rrok Toma e Vusal Isgandarli kanë vuajtur të shfaqen dominues para portës, me 15 gola të tre së bashku në këtë kampionat, zgjidhja mund të jetë shumë më pranë se të kuqtë mendonin. Rei Zekaj, sulmuesi e kapiteni i të kuqve U 18, ka mbyllur sezonin si golashënuesi absolut i kampionatit, me 29 gola.

Djaloshi konfirmoi kështu se është një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar, por ajo që ka edhe më shumë rëndësi është fakti se Zekaj ka personalitet dhe di të udhëheqë skuadrën. Me paraqitje vendimtare, instinkt goli dhe një kontribut të madh në lojën e skuadrës, kapiteni ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit gjatë gjithë sezonit, duke ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit final.

I mori në fund, i çoi në Final4: Partizani shkarkon teknikun Kërnaja 3 javë nga fundi
30 Prill, 17:32
Partizani për momentin fërkon duart: shpërthimi i Rei Zekaj, me ekipin U-18 të të kuqve, mund të jetë një alternativë shumë e rëndësishme për sezonin e ardhshëm, në të cilin Partizani do të kërkojë të rikthehet protagonist në Abissnet Superiore. Djaloshi që ka mbushur 18 vjec në fillim të marsit, ka një marzh të lartë përmirësimi dhe kjo e bën atë një element shumë të rëdësishëm nëse bashkohet me ekipin e parë.

Partizani ka treguar se lojtarët e spikatur të Akademisë i përfshin në organikën e ekipit të parë, pikërisht për të monitoruar rritjen e tyre dhe pas kontratës 3 vjecare me Fabio Hysenin mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me 18 vjeçarin nga Kopliku. Zekaj gëzon stimën e trajnerëve me të cilët ka punuar dhe ka rënë në sy, për mënyrën si vepron para portës: inteligjencën në lëvizjet pa top dhe aftësi teknike, ndërsa fiziku i lejon të imponohet edhe pse ka ende shumë rrugë përpara për tu bërë një sulmues protagonist edhe në nivelet më të larta të futbollit në vend.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top