Refuzoi të paguante 10 mln lekë, GJKKO urdhër SPAK: Beqaj të pajiset me dosjen falas

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj refuzoi që të paguante tarifën e kripur prej 10 mln lekë të vjetrash për të marrë dosjen e sterilizimit, dhe për këtë GJKKO ka marrë një vendim. Mësohet se GJKKO i ka dhënë urdhër SPAK-ut që të pajisë me dosjen Beqajn, me mënyrë elektronike.

Bëhet fjalë për 602 fashikuj, ndërkohë që Beqaj e cilësoi vendimin e GJKKO të drejtë. 4

“Vendim i drejtë, rrëzoi pengesën artificiale të qëllimshme të akuzës që na e ka bërë gjatë kësaj kohe. Urdhëruar vënien në dispozicion të 602 fashikujve në mënyrë elektronike pa pagesë”, tha Beqaj.

Seanca e radhës për çështjen e sterilizimit do të mbahet më 13 maj. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top