Moderatorja Einxhel Shkira zbuloi ditën e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” arsyet pse refuzoi ofertën për t’u bërë opinioniste në “Big Brother Vip Kosova 3”.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!E pyetur nga për një debat të mundshëm me producentët, Einxhel sqaroi se nuk ka patur ndonjë konflikt dhe nuk e kupton pse gjithmonë i dalin lajme të tilla.
“Unë jam pak kërkuese, e respektoj atë që ofroj dhe dua edhe që nga pala tjetër të jetë e njëjta gjë. Unë nuk kam firmosur asgjë, nuk kam lidhur asnjë kontratë,” tha ajo.
E pyetur se çfarë ndodhi pas propozimit që iu bë, Einxhel shtoi: “Shumë gjëra nuk u përputhën me atë që unë kërkoj dhe që nuk u përshtatën”.
Moderatorja theksoi se arsyeja e refuzimit nuk kishte të bënte me pagesën: “Nuk është pagesa që më mban apo më lëshon. Po të kishte qenë pagesa, nuk do rrija larg ekranit 3 vjet. Nuk jam komode. E vërteta është që unë do ta bëja atë lloj gjëje, e presionova veten për të kënaqur njerëzit, por jo veten”.